Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të takohet të enjten me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ku në fokus të këtij takimi dyshohet të jetë zgjedhja e Guvernatorit të ri për Bankën e Shqipërisë. Takimi mes tyre do të zhvillohet në orën 09:00, në ambientet e Presidencës, me ftesë të kreut të shtetit, Bujar Nishani. Konfirmimin për këtë takim e ka bërë vetë kryeparlamentari Meta në përfundim të konferencës rajonale “Bashkëpunimi Rajonal Kriter për Rritje Ekonomike, Stabilitet dhe Integrim për Ballkanin Perëndimor”. “Është një kërkesë për takim. Kam një ftesë nga presidenti dhe do të jem atje patjetër. Pas takimit mund të them dhe arsyen”, u shpreh ai. Edhe pse nuk ka ende një deklaratë zyrtare mendohet se në qendër të takimit të jetë çështja e Bankës së Shqipërisë, dhe më konkretisht zgjedhja e Guvernatorit të ri. Javën e kaluar edhe kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim për rreth 45 minuta në Presidencë me Nishanin, ku në fokus ishte çështja e Bankës së Shqipërisë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















