• Latest
  • Trending
  • All

Gruri mbetet stok, çmimi 50% më i lirë po shkakton humbje te fermerët

11/08/2023

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gruri mbetet stok, çmimi 50% më i lirë po shkakton humbje te fermerët

11/08/2023
in Aktualitet

Në temperaturat përvëluese të fshatit Plug të Lushnjës, gruri tashmë i tharë, gati për të dalë në treg, ka mbetur stok në fushë të hapur. Fermerët thonë se nëse bie shi vetëm një ditë, i gjithë prodhimi i tyre shkon dëm. Ata pohojnë se këtë vit kanë rritur kultivimin e grurit, por çmimi ka rënë me 50% dhe tashmë janë me humbje, jo me fitim, pasi prodhimi ka mbetur i pashitur.

Met Salliu, nga fshati Plug i Lushnjës, tha për “Monitor” se sapo ka përfunduar procesi i korrjes dhe shirjes së grurit dhe nga 100 ha me të mbjella ka përfituar 500 tonë grurë. Salliu ngre shqetësimin se çmimi i shitjes është gati 50% nën kosto dhe të gjithë prodhimin e ka të hapur në arë të pashitur.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Kam marrë një vlerë maksimale për një ha rreth 50 tonë grurë, sot çmimi i grurit në treg tek grumbulluesit është rreth 27-28 lekë për kg, njëkohësisht as nuk tërheq. Të gjithë grurin e kam stok këtu në fushë, nga 500 tonë nuk kam shitur asnjë kg”.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave vitin e kaluar në tregjet e huaja, të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha, për shtimin e sipërfaqeve të mbjella. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në total u mbështetën me subvencione 4 mijë fermerë.

Z. Salliu pohon se, për shkak të nxitjes nga qeveria si dhe çmimit të lartë të grurit vitin e kaluar, fermerët rritën të korrat këtë vit.

“Kemi kultivuar rreth 100 ha tokë grurë, kemi marrë fara italiane, kemi mbjellë çdo vit, por këtë vit kemi mbjellë më shumë për shkak të nxitjes që na bëri shteti, duke na premtuar subvencione, lehtësim e shumë gjëra të tjera. Edhe prodhimet e marra nuk ishin shumë, për shkak të ndikimit të motit.”

Përgjysmimi i çmimit do t’i sjellë fermerit rreth 40 mijë euro dëme.

“Jam nën kosto të prodhimit sepse kam shpenzuar rreth 180 mijë euro dhe me vlerën e tregut 27-28 lekë gruri që kam prodhuar shkon në 140 mijë euro. Unë humbas 40 mijë euro. Jam një fermer i dalluar që kam marrë 50 tonë për ha, ndërsa fermerët e tjerë vetëm rreth 30 tonë për ha. Siç e shihni malli ka ngelur pa shitur ”.

Salliu tregon se mbështetja me subvencione dhe naftë falas është vetëm 5% e kostos së investuar prej tij në vlerën e 300 mijë lekëve.

“Kam përfituar subvencionone për 10 ha tokë, me vlerë 300 mijë lekë dhe 906 litra naftë. Jam në pritje të një fature tjetër për të parë nëse e kam marrë apo jo. Kaq kam marrë nga shteti për këtë vit.”

Me zhgënjimin që pësoi, fermeri na thotë se vitin tjetër do ta braktisë bujqësinë dhe do të largohet jashtë vendit.

“Plani jonë për vitin tjetër është ti mbledh veglat dhe të largohemi jashtë. Nëse nuk do i shes veglat do i marrë me vete dhe do punoj andej sepse të paktën jashtë është e garantuar shitja.
Për prodhimin nuk ma ka shteti fajin as edhe grumbulluesi. Nëse unë nuk prodhoj nuk ka faj kush.” Shprehet i zhgënjyer Salliu.

A do ta blejë qeveria grurin për rezervat e veta?!

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave vitin e kaluar në tregjet e huaja të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për hektar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella.

Por kur e gjithë kjo mbështetje rrezikohej të kthehej në bumerang, pasi çmimi i grurit në bursat e huaja filloi uljen e çmimit nën koston e prodhimit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në një takim të zhvilluar me kompanitë e blojës, u kërkoi atyre që të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojës së miellit dhe prodhimit të bukës.

“Kemi rënë dakord së bashku që, prioritet në këtë sezon të korrjeve të grurit do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe fermerëve tanë, të cilët na kanë dëgjuar dhe janë orientuar drejt prodhimit të grurit gjatë sezonit të kaluar”, pohoi më herët ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Tashmë kur sasia e grurit vendas të grumbulluar nga kompanitë e blojës është shumë e ulët, Ministria e Bujqësisë shikon si zgjidhje të shpejtë të situatës për fermerët shqiptarë rritjen e çmimit të grurit në bursat e huaja, për shkak të rrezikut të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e Detit të Zi.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Programeve të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Irfan Tarelli, tha për “Monitor” se institucionet shtetërore janë duke monitoruar çdo ditë situatën për ecurinë e çmimeve të grurit në tregun vendas dhe veçanërisht në bursat e huaja.

Në lidhje me masat për grumbullimin e grurit nga institucionet shtetërore, ose blerjen e tij nga fermerët për rezervat e shtetit, deri në stabilizimin e tregjeve, të cilat zbatohen edhe nga Maqedonia e Veriut, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit Rural pohoi se kushtëzohen nga pamundësia financiare.

“Gruri nuk është një kulturë me avantazh konkurrues, sepse kushtëzohet nga ekonomia e shkallës. Gjithashtu, shumë fermerë në vend janë të detyruar të mbjellin grurë të kushtëzuar nga tipologjia e tokës për zona të caktuara, pasi nuk mund të mbjellësh kulturë tjetër bujqësore. Pjesa tjetër e mbjellin për vetëkonsum, si dhe për ushqim për kafshët.

Masa e posaçme subvencionuese erdhi pas sulmit rus ndaj Ukrainës e cila shkaktoi rritje të menjëhershme të çmimit të drithërave, por edhe mungesë të produktit. Përballë kësaj situate, ne ndoqëm politikat subvencionuese që i zbatuan edhe shumë shtete të tjera, që të nxisnim prodhimin te fermerët, të cilët u prekën nga kostot e larta, por edhe të ruanim pavarësinë ushqimore”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në total u mbështetën me subvencione 4 mijë fermerë, me një fond prej 5 milionë USD. Ndërsa u shtuan rreth 2,500 ha me të mbjella më shumë se viti 2022. Për këtë vit, totali i të mbjellave me grurë arriti në 57,500 hektarë./ Monitor

Previous Post

Shifrat e qeverisë britanike: Mbi 100 mijë emigrantë kanë kaluar “La Manshin” me gomone

Next Post

Bakter i rrezikshëm në ujë, Britania largon azilkërkuesit nga “burgu lundrues”

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Bakter i rrezikshëm në ujë, Britania largon azilkërkuesit nga “burgu lundrues”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.