Ministria e Energjisë dhe ajo e Mjedisit kanë ngritur një grup pune për inspektimin e punimeve në Hidrocentralin e Langaricës në Përmet. Ngritja e këtij grupi pune, vjen menjëherë pas reagimit të shoqatave për mjedisin, të cilat kanë shprehur shqetësimin se ndërtimi i këtij HEC-i ka sjellë tharrjen e ujërave termale të Banjës së Priftit.
Grupi i punës do të verifikojë përmbushjen e detyrimeve koncesionarëve. “Do të verifikohen të gjitha përmbushjet e detyrimeve të koncesionarëve. Ndërsa pinioni publik do të njihet me rezultatet e verifikimeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë. Po ashtu kundër ndërtimit të HEC-it të Langaricës është shprehur edhe Shoqëria Civile, e cila ngriti zërin kundër lejës së ndërtimit HEC-it në Kanionet e Përmetit.
















