Nikolla Gruevski gjatë paraqitjes së tij para opinionit paralajmëroi dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit.
Gruevski tha se ai dhe subjekti i tij respektojnë Marrëveshjen e Përzhinës dhe të gjitha afatet që dalin nga kjo marrëveshje, andaj u shpreh se dorëheqjen e tij do ta deponoj mëngjesin e së premtes deri tek kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski. Gjatë fjalimit ai prezantoi të arriturat e VMRO-DPMNE-së dhe paralajmëroi fitoren e radhës. Ndërkohë fajin për krizën politike në vend e adresoi tek opozita.
Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE, Emil Dimitriev, do të jetë kryeministri i ri në qeverinë, i cili do të zëvendësojë Gruevski në periudhën kalimtare.
















