• Latest
  • Trending
  • All

Gruaja shqiptare që po tmerron politikanët e Shkupit

03/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Gruaja shqiptare që po tmerron politikanët e Shkupit

03/04/2016
in Aktualitet, Diaspora, Lajme

Ajo nuk është më thjeshtë një grua. As vetëm një pjestare e komunitetit të diskriminuar shqiptar. As vetëm një prokurore e re.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

32 vjeçarja Fatime Fetai, ka fituar në pak muaj, aureolën e një ylli. Ajo zë tani faqet e para të gazetave shqiptare në shtetin fqinjë. Por edhe më tepër akoma. Shtypi maqedonas po e paraqit atë si një heroinë të filmit “Troja” e cila megjithëse e veshur me kostume të antikitetit, po shndërrohet në tmerrin e politikanëve më të lartë maqedonas. Lapsi.al i ka bërë një shfletim të shpejtë komenteve që gëlojnë në gjuhën maqedonase dhe fotomontazheve që i shoqërojnë ato (shih fotot poshtë).

Fatime Fetai, prokurorja speciale e sapo emëruar vihet përballë ish kryeministrit Gruevski, përballë ish ministers së brendëshme antishqiptares Jankullovska dhe zyrtarëve të lartë të VMNRO-DPMNE-së.

Shkak për këtë shpërthim popullariteti u bë aktakuza e ngritur nga prokuroria speciale ku figuara të larta akuzoheshin për vjedhjen e zgjedhjeve. Me gojën e saj Fatime Fetai, shpalli emrat e njerzve që po hetoheshin në atë që tani njihet si operacioni “Titanik”. Aty përpos Gordana Jankullovskas, ish – ministre e punëve të brendshme, gjenden edhe Mile Janakieski, ish – ministër i transportit dhe sekretari i Qeverisë, Kiril Boxhinovski. Sipas prokurores shqiptare që tha se ata mundë të denohen deri në tre vjet. Akuza ndaj tyre ka të bëjë me bashkëpunim në krim, thyerje të së drejtës së votës, blerje votash, zhdukje të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim mjetesh për kampanjë zgjedhore në vitin 2012.

Kaq ka mjaftuar që prokurorja e re të mbështetej nga mediat: “Fatime Fetai ka bërë revolucion në Maqedoni duke ngjallur shpresën për qytetarët se pushteti nuk është i paprekshëm”, shkruajti Telegrafi në Maqedoni.

Po çështë kjo prokurori sepeciale dhe si depërtoi heroina Fetai në të?

Pasi katër partitë kryesore të Maqedonisë (dy shqipëtare) nënshkruan atë që u njoh si marëveshja e Përzhinos, ku parashiheshin zgjedhjet e parakohëshme, qeveria teknike dhe ngritja e një prokurorie të pavarur dhe sepeciale, që do të hetonte aferën e përgjimeve që solli edhe krizën politike, Prokuroria speciale filloi funksionimin.

Në krye të këtij institucioni të ri, me mbështetje të madhe të amerikanëve (njësoj sikurse ata po këmbëngulin këtu në Shqipëri për ngritjen e Byrosë së Hetimit) u vendos një grua Maqedonase: Katica Janeva. Ajo mori si krahun e saj të djathtë edhe shqiptaren Fatime Fetai. “Nuk ka diskutim që pas çdo akti të kësaj prokurorie qëndrojnë amerikanët dhe jo më kot ambasadori amerikan në Shkup e renditi Fatimen mes atyre femrave që ndryshojnë historinë” tha për Lapsi.al një gazetare shqiptare mikëshë me kryeprokuroren.

E martuar, 32 vjeç, kjo shqiptare brune me flokë të krehura drejt, që ngjan më shumë në pamje me gratë që jetojnë në anën tjetër të Vardarit, sesa me gratë tradicionale të Tetovës, që flet po aq mirë sllavisht sa edhe shqip, nuk është një surprizë.

Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku më pas ka përfunduar magjistraturën. Karriera e saj profesionale nga viti në vit ka shënuar ngritje. Fillimisht ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale.

Në vitin 2011, u zgjodh si Prokurore në Shkup. Në këtë institucion punoi deri në fund të vitit 2015, kur mori detyrën në Prokurorinë Speciale.

Ndryshe nga karriera e saj, trajektoria e jetës së vet i ngjan një gruaje tipike shqiptare: ajo ka lindur në fshatin Negotinë të Gostivarit dhe është e martuar në fshatin Bogovinë të Tetovës.

Ndoshta pikërisht kjo e bëri që vetëm një javë më parë ajo të shkaktonte një skandal të vërtetë në Maqedoni duke iu drejtuar fillimisht mediave në një konferencë shtypi. “Unë do të flas fillimisht në shqip, që mesazhi i punës sonë të bëhet pak a shumë i prekshëm edhe për këtë pjesë të popullësisë, tha ajo” tregon për Lapsi.al një gazetare që qe prezente në këtë konferencë.

Megjithëse ajo e vazhdoi pastaj shpjegimin e saj në gjuhën zyrtare të akuzës, kaq u desh që të krijohej një stuhi polemike e vërtetë. Askush nuk pyeti se me kushtetutë shqipja njihet si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Menjëherë gazeta “Vest”, e kontrolluar nga lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruevski, shkroi për “torturën në gjuhën shqipe” nga ana e prokurores speciale të Maqedonisë Fatime Fetai. Ndërsa një analist i njohur që i përket të njëjtit korrent politik, Ferçovski ,foli për “krijimin e dy Maqedonive, jona dhe e tyre”.

Natyrisht në këtë polemikë të ashpër u gjendën edhe gazetarë maqedonas që e mbrojtën aktin e Fetait. Ida Protuger Belkoviq përmes një kolumne në “Fokus” shkroi: “Në “atë” Maqedoni, ju mund të dëgjoni deklaratën origjinale të Fetait, e cila flet rrjedhshëm maqedonisht, më e mirë se ndoshta 90 për qind e maqedonasve – reagoi ajo duke iu përgjigjur tezave të Ferçovskit-“Pyes veten se çfarë përfitimi do të ishte nëse Maqedonia do të ishte e maqedonasve, dhe jo e qytetarëve që jetojnë këtu? Pse të drejtat e shqiptarëve të varen nga një përqindje e popullsisë, jo nga nevojat që dalin nga jetesa e përbashkët dhe lehtësimin e asaj jete”? (perkthimi Lapsi.al).

Ky është pra debati që ka arritur të krijojë kjo prokurore e re, kjo grua simpatike dhe profesioniste e zonja, që flet po aq mirë maqedonisht sa shqip, që përkrahet nga amerikanët dhe që ka ngjallur shumë shpresa ne rrethet progresiste shqiptaro maqedonase të Shkupit.

 A do ja dalë ajo dhe prokuroria speciale ti shkojë deri në fund qëllimeve që i ka vënë vetes? Kjo varet shume se çdo të ndodhe në zgjedhjet e përgjithshme të fillim qershorit në Maqedoni. Por, fakti se kjo prokurore e re shqiptare po shndërrohet në një simbol është një ogur i mirë për atë që pritet të ndodhë edhe në këtë anë të kufirit, pas miratimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një tjetër grua mund të bëjë të dridhen politikanët e fuqishëm shqiptarë, ashtu si Fatime Fetai po tmerron ata të Shkupit.

1
2
3
4
5
6
7
8
Previous Post

Refugjatët sirianë në portat e Shqipërisë (Foto)

Next Post

Pse Meta e nxjer këmbën nga rrethi?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pse Meta e nxjer këmbën nga rrethi?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.