Pas hetimeve paraprake, kontrolleve të ushtruara dhe dyshimit mbi dëshminë e gruas, policia gjeti shumën e parave të fshehura në një dhomë tjetër të banesës. Në deklarimet e para dhënë para hetuesve, Dalina Azuni ka pranuar se i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit, pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim, por vetëm mosmarrëveshje mes tyre.
29-vjeçarja tashmë akuzohet për kallëzim të rremë dhe njoftim i rremë në organet e rendit publik.






















