• Latest
  • Trending
  • All

Gruaja e Tony Blair fiton kontratë ligjore nga qeveria shqiptare

08/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Gruaja e Tony Blair fiton kontratë ligjore nga qeveria shqiptare

08/03/2015
in Lajme

Cherie Blair ka kapur një kontratë fitimprurëse konsulence ligjore me qeverinë e Shqipërisë, pak më shumë se një vit pasi bashkëshorti i saj filloi të punojë si këshilltar zyrtar i saj.

 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Firma ligjore e zonjës Blair, Omnia Strategy, është ngarkuar të veprojë për llogari të Shqipërisë në një mosmarrëveshje arbitrazhi me vlerë çerek miliardi paund. Zoti Blair punon sakaq si këshilltar zyrtar për qeverinë e Shqipërisë ndërkohë që deputetë të opozitës kanë bërë thirrje për më shumë transparencë për marrëveshjet e vendit me çiftin Blair.

Biznesi në Shqipëri vjen pas një kontrate që zonja Blair ka marrë nga qeveria e Kazakistanit, ku zoti Blair është gjithashtu këshilltar zyrtar dhe i paguar nga presidenti autokratik i këtij vendi, Nursultan Nazarbayev.

Nuk është e qartë se sa shumë po e paguan Shqipëria zonjën Blair për shërbimet e saj, por nëse kontrata është e ngjashme me atë fitimprurësen me Kazakistanin, zonja Blair duhet të jetë e lumtur.

Omnia Strategy, siç u zbulua më herët nga Sunday Telegraph, u pagua gati 400,000 paund për gjashtë muaj punë në Kazakistan me detyrën për të analizuar “traktatet dypalëshe të investimeve” të këtij vendi.

Zonja Blair, e njohur më së shumti si avokate për të drejtat e njeriut, i faturoi për shërbimet e saj qeverisë së Kazakistanit një tarifë prej 975 paund për orë, ndërsa juristët e tjerë të Omnia Strategy tarifuan shifra më të ulëta. Zonja Blair zakonisht e ka tarifën 1,150 paund për orë, por ajo i ofroi shërbimet e saj për taksapaguesit e Kazakistanit më lirë.

Mosmarrëveshja ligjore në Shqipëri pason një vendim tw marrw nga qeveria e re socialiste për t’i hequr kontratën prej 250 milionë paund një kompanie amerikane që kishte për detyrë të vendoste dhe operonte skanera specialë në kufijtë ndërkombëtarë të vendit.

Rapiscan Systems fitoi një kontratë 15 vjeçare në prill 2013 teksa Shqipëria përpiqej të forconte kufijtë e saj dhe të ndalonte trafikun e drogës, duhanit dhe armëve, si dhe atë të qenieve njerëzore. Shqipëria shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe ka nevojë për të arritur standarde më të larta në kontrollin kufitar për këtë qëllim. Por kjo kontratë u anulua nga Shqipëria pas zgjedhjes së Edi Ramës si kryeministër në shtator 2013.

Rama, një mik i z. Blair, në po atë kohë e emëroi atë si këshilltar zyrtar. Marrëveshja mes të dyve qe realizuar në Londër para zgjedhjeve.

Blair është shumë popullor në Shqipëri për shkak të ndërhyrjes në Kosovën fqinje, e banuar në maxhorancë nga shqiptarët, të cilët po luftonin për pavarësi nga ish-Jugosllavia.

Rapiscan hodhi Shqipërinë në gjyq në gusht 2014, duke kërkuar nga Shqipëria 250 milionë paund, përmes një çështjeje të ngritur në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, një gjykatë me bazë në Vienë. 

Qeveria e Shqipërisë kërkoi me këtë qëllim një kompani ligjore për të luftuar për llogari të saj dhe, pas një procesi tenderues që filloi në tetor të vitit të kaluar, i dha kontratën për konsulencë ligjore Omnia Strategy, një kompanie konsulence ligjore e krijuar nga zonja Blair më 2011. Zonja Blair së fundmi hoqi dorë si avokate për të drejtat e njeriut në Matrix Chambers, pjesërisht për t’u përqendruar te puna e saj me Omnia-n.

Dhënia e kontratës te zonja Blair ka ngritur shqetësime në Shqipëri ku zoti Blair është sakaq pranë qeverisë.

Florion Mima, deputet i Partisë Demokratike dhe ish ministër i ekonomisë, tha: “Jam shumë i habitur që firma e bashkëshortes së ish kryeministrit të Britanisë Blair ka fituar një kontratë për të ofruar shërbime ligjore të përfaqësimit të Qeverisë së Shqipërisë në një çështje gjyqësore, ndërkohë që bashkëshorti i saj njihet publikisht si këshilltar i Qeverisë së Shqipërisë dhe mik personal i kryeministrit të Shqipërisë.”Genc Pollo, një deputet i Partisë Demokratike në opozitë dhe ish ministër, tha: “Tony Blair, si kryeministër i Britanisë, është një figurë e respektuar në Shqipëri veçanërisht për rolin e tij gjatë ndërhyrjes në Kosovë. Por marrëveshjet aktuale të qeverisë Rama me bizneset e tij janë shqetësuese për shkak se nuk kanë transparencë dhe nuk ka një përfitim të qartë për Shqipërinë.”

Kjo nuk është hera e parë që Omnia Strategy është punësuar nga qeveria e Shqipërisë. Omnia Strategy mori një kontratë me kosto 300,000 paund në fund të vitit 2012 për të këshilluar qeverinë e asaj kohe të Shqipërisë në një mosmarrëveshje nafte me vlerë gjysmë miliardi dollarë.

Nuk është e qartë se sa shumë kushtuan shërbimet ligjore të Omnia Strategy.

Zonja Blair mendohet se ka vizituar fillimisht Shqipërinë më 2010 e ftuar nga Liri Berisha, bashkëshortja e kryeministrit të kohës Sali Berisha. Zonja Blair dhe Zonja Berisha u bënë mike kur bashkëshorti i saj qe ende kryeministër në Downing Street. 

Shqipëria është vetëm një nga shumë vende të këshilluara nga Z. Blair përmes një kompanie, Tony Blair Associates të cilën ai e krijoi pasi iku nga Downing Street më 2007. Z. Blair ka marrëveshje fitimprurëse në Kazakistan, Brazil, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mongoli mes të tjerash.Zonja Blair fluturoi në Shqipëri më 2012 me një avion privat nën pronësinë e Rezart Taçit, një biznesmen nafte kontroversial dhe një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë.

Blair ka këmbëngulur se taksapaguesit shqiptarë nuk e paguajnë skuadrën e tij në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, megjithëse nuk është e qartë se kush po paguan me të vërtetë për këshilltarët e tij në terren, mes të cilëve është edhe nipi i Alastair Campbell, ish-kuratori i imazhit të z. Blair.

Julia Yun Hulme, drejtoresha menaxhuese e Omnia refuzoi të thotë se cila është vlera e kontratës më të fundit ligjore për këtë kompani. Ajo refuzoi të thotë nëse Omnia ka fituar kontrata në ndonjë vend tjetër ku z. Blair është këshilltar. Ajo tha në një deklaratë: “Omnia Strategy LLP është një firmë ligjore e rregulluar nga Solicitors Regulation Authority. Z. Blair nuk është i angazhuar me Omnia Strategy LLP.”

Kompania Rapiscan refuzoi të komentojë mbi këtë çështje./Publikoi: Sunday Telegraph /Përshtati: Reporter.al

Previous Post

Vret gruan për xhelozi dhe më pas veten

Next Post

Qeveria si Shoqata e Poetëve të Vdekur!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Qeveria si Shoqata e Poetëve të Vdekur!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.