Ajo në një postim në rrejtin social “Facebook”, e ka mallkuar sistemin e drejtësisë kosovare.
Ky është postimi i plotë ku ajo ka shfaqur pakënaqësinë mbi vendimin e Gjykatës së Apelit e cila ka konfirmuar dënimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës për rastin ‘Drenica 2”, ndërkohë që ka ndryshuar vendimin për Sylejman Selimin duke ia zvogëluar vitet e burgimit në 7.
Postimi i plotë i gruas së Sylejman Selimit:
“Vendimin e pritem me aq shumë shpresë, me thyen në shpirt. Zoti ju mallkoftë juve që mi latë fëmijët të rriten pa babe.
Mallkimi iu përcjelltë me gjenerata e gjenerata ju që zgjodhët t’i ikni varfërisë në këtë mënyrë duke sakrifikuar njerëz të mëdhenj me dëshmitë e vonuara.
Mallkimi raft edhe mbi juve President, ju vrafshin lotët e fëmijëve tanë. Qe nuk nxorët një zë ta mbroni të drejtën, jo të ndërhyni në drejtësi, por t’i mbroni vlerat.
Presidenet ndoshta ke mendu që heshtja ty do të shpëtojë por jo mos mendo ashtu, se ti duke i mbrojtur k’ta burra kishe pas shancën ta mbrosh edhe vetveten, por gabuat!
Tash dhe juve ju uroj të ju bashkëngjitni Syles, meqë nuk ju bashkëngjitët në vijat frontale, në beteja të lara me gjak, dhe u fshehët skutave aty ku nuk kishte luftime dhe bënit plane për atë se si mbas lufte se kush çka do të gradohet. Syla, asnjëherë s’e mendoi këtë. Uroj që të paktën t’i bashkohesh tash.
Fëmijët e mi do rriten krenar për babin e tyre.
Por mjerë ata fëmijë që rriten me baballarët pranë por me vulën e tradhtisë në ballë”, shkruan Kimetja në “Facebook”.






















