• Latest
  • Trending
  • All

Gruaja e kokoshkave me një rrefim prekës për vuajtjet e saj

26/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Gruaja e kokoshkave me një rrefim prekës për vuajtjet e saj

26/05/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Dje znj.Trëndelina Aliko u kthye në qendër të vëmendjes së medieve dhe rrjeteve sociale, pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqej e dëshpëruar pasi i ishte sekuestruar karroca e kokoshkave nga policët bashkiak.

Ajo ka dhënë sot një intervistë për lëvizjen e shoqërisë civile, “Nisma Thurje”, pas daljes nga spitali.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

 Rrëfimi i plotë

Unë jam Trëndelina Aliko. Kam lindur në Elbasan dhe jam 52 vjeç. Vij nga një familje me tetë fëmijë dhe prindërit tanë kanë punuar gjithë jetën në Metalurgjik. Kam tre fëmijë, dy goca, një çun. I kemi rritur me thërrime kur i thonë llafit.
Jeta ime ka qenë një karvan i rëndë hallesh e vuajtjesh. Në 1991 morëm një shtëpi sociale, aty në Elbasan, brenda Metalurgjikut E morëm me leje nga organet që ishin atëherë.Ishte e pabanueshme, por ishte e jona. Ndoshta ndër të paktat raste gëzimi që më ka dhënë kjo jetë. U vumë bashke me burrin dhe e rregulluam. Futëm dhe letrat për legalizim, por nuk arritëm dot ta gëzonim. Erdhën këta që privatizuan Metalurgjikun dhe na nxorën nga shtëpia. Nuk dinim si të mbroheshim, thjesht nuk dinim si të mbroheshim. Ata  ishin shumë të fortë për ne. Ne ishim një plesht përpara atyre. U dorëzuam.

Erdhëm në Tiranë me shpresën e një jete më të mirë. Jetojmë me qira. Çuni ndenji pak dhe kur s’bëri dot gjë as këtu, iku në emigracion. Tani jetojmë me njërën nga gocat, se tjetra është martuar. Gjithë burimi ynë i jetesës është ajo karrocë kokoshkash. Është drita e syve tanë, buka e përditshme. Mundohem që të kënaq njerëzit dhe e ndjej që ata kënaqen nga kokoshkat e mia. Të gjithë m’i lavdërojnë. Vajzat e shkollës aty afër vijnë të gjitha blejnë tek unë dhe kjo më gëzon. Si çdokush që do të gëzohej kur njerëzit ja bëjnë hallall atë lek që i japin.
Fitoj 700-800 lek në ditë. Por jo çdo ditë. Kur bie shi për shembull. Dal dhe rri te vendi i zakonshëm, më tepër që të jem në paqe me veten. Por unë e di, askush nuk blen kokoshka kur bie shi. I shoh njerëzit që nxitojnë prej shiut dhe as kokën nuk kthejnë. I kuptoj.
Dhe kështu ikën ajo ditë. Ndodh që shiu zgjat me ditë të tëra. Dhe gjëja që mendojmë bashkë me burrin është çfarë do të hamë? Me se do të paguajmë qiranë?

Tani që jam edhe e sëmurë, hallet shtohen edhe më. Këto ditë që është hapur pak koha, kam punuar pak më gjatë që të mblidhja lekët për ilaçe. Me duheshin edhe 600 lekë që t’i plotësoja dhe thashë se me të djeshmet do të më plotësoheshin. Por ndodhi ajo që ndodhi.
Nuk dua të punoj pa rregulla me shtetin. Ja shikoni që kam çuar kërkesën për pajisje me licencë që në Dhjetor vjet, por s’më kanë kthyer përgjigje. Por mua më duhet të dal, se dua të ushqehem e të paguaj qiranë…çdo ditë. Prandaj nuk pres dot derisa të më kthejnë përgjigje.
Edhe dje, kur erdhën ata zotërinjtë e policisë bashkiake, u munduam t’i sqaronim, por ata na thanë që ashtu ishte rregulli. Prandaj dhe vajza ju njoftoi juve të Nismës Thurje, sepse vetë nuk dinim si ta zgjidhnim. Gjithsesi ajo histori, iku. Juve si ‘Thurje’, ju falënderoj shumë për ndihmën që na u gjendët për gjobën dhe për ilaçet, ua kemi borxh.

Sot kur dola nga spitali, vajza më tha që në internet aty janë ofruar shumë veta për të na ndihmuar. Qava kur m’i lexonte ato fjalët që kishin thënë. Qava sepse e kuptoj që thellë-thellë njerëzit janë të mirë të gjithë. Është koha që jetojmë ajo që i detyron disa të nxjerrin anën e keqe. Unë i bekoj nga zemra dhe iu uroj që Zoti t’i shohë të gjithë në shtëpitë e tyre e në familjet e tyre, mbarë e mirë. Një mijë herë zoti i bekoftë. Por faleminderit! Ajo që do nëna, është vetëm të më jepet ajo licenca dhe të punoj e qetë. Vetëm këtë. Nëse ka mundësi do t’u kërkoja të gjithëve t’i dërgonin një mesazh Kryetarit të Bashkisë që të më nxjerre Licencën që të punoj pa frikë. Dua të jetoj jetën që më ra në pjesë, ashtu me halle dhe vuajtje siç ma caktoi Zoti, por dua ta jetoj me dinjitet.

Tags: edi rama
Previous Post

 “Mujë Buçpapaj – lirik i stërmbushur me pakohshmëri”

Next Post

U hedhin drogë në pije vajzave, tre shqiptarë nën hetim në Itali

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

U hedhin drogë në pije vajzave, tre shqiptarë nën hetim në Itali

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.