“Pres që Oliveri të mërkurën pasdite të jetë në shtëpinë e tij më familjen e tij, pas më shumë se tre vjet”, ka thënë Milena Popoviq Ivanoviq.
Oliver Ivanoviq u arrestua më 27 janar 2014 për krime lufte, por gruaja e tij beson se arrestimi i tij ka shërbyer si ekuilibër për shqiptarët, sepse sipas saj ishte koha kur duhej të krijohej një gjykatë ndërkombëtare për krime të kryera nga UÇK-ja.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ky është një proces politik dhe arrestimi i Oliverit shërbeu si ekuilibër i përsosur. Mendoj që ata që janë përgjegjës për këtë padrejtësi e dinë se Oliveri është i pafajshëm…”, ka thënë ajo.
Kujtojmë, se Oliver Ivanoviq do të rigjykohet nga Gjykata Themelore në Mitrovicë nën akuzat për krime lufte gjatë periudhës 1999-2000 kundër civilëve shqiptarë. Kjo erdhi pasi, Gjykata e Apelit ka gjetur shkelje procedurale dhe ka vlerësuar se nuk është vërtetuar plotësisht gjendja faktike gjatë gjykimit në shkallën e parë.





















