Gropa nga banorët konsiderohet e rrezikshme, sidomos për fëmijët e fshatit të cilët banorët thonë se kalojnë në afërsi të vendit ku themelet janë hapur disa muaj më parë.
Por, pas ankesave të banorëve për fillimin e ndërtimit të një xhamie pa pasur leje komunale, Bashkësia Islame e Deçanit ka ndërprerë punimet.
Megjithëkëtë, Asambleja Komunale në Deçan i ka dhënë dritë jeshile ndërtimit të xhamisë në Lumbardh. Kjo ka irrituar një pjesë të banorëve, të cilët në shenjë pakënaqësie, për “xhaminë e filluar ilegalisht”, kanë dalë të dielën për të mbyllur themelet e saj.























