Pas akuzave të ashpra dhënë nga selia e PD nga Grida Dumanë lidhje me kompaninë “EAG”, kjo e fundit ka reaguar duke i kërkuar 100 mijë eurodëmshpërblim për prishje imazhi.
Më konkretisht, koordinatorja e PD-së, Grida Duma, është paditur nga kompania “EAG Communication”. Shkak për këtë janë bërë deklaratat e saj për lidhje të kësaj kompanie me ministrin e Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj.
Sipas kompanisë, Duma ka prishur imazhin e “EAG Communication” ndaj kërkon nga ajo 100 mijë euro dëmshpërblim. Grida ka hedhur akuza kundrejt kompanisë se ka përfituar 390 milion lekë për dekorimin e qytetit me rastin e vizitës së Papa Franceskut. Duma vijonte më tej teksa theksonte se kjo kompani ka lidhje me ministrin Veliaj dhe paratë kanë përfunduar tek ky i fundit.















