Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi nën akuzën e vjedhjes.
Dy shqiptarë të moshës 24 vjeç dhe 27 vjeç, së bashku me një shtetas sirian 29-vjeçar, akuzohen për vjedhjen e një sasie të madhe të paketave të cigareve dhe sendeve të tjera nëpër dyqane në Xania, Kretë.
Të arrestuarit kanë vjedhur 10 mijë paketa cigaresh të markave të ndryshme dhe objekte të tjera, vlera monetare e të cilave në total shkon në 30 mijë Euro.
Në banesën e njërit prej shqiptarëve janë sekuestruar 3506 paketa cigaresh 540 steka, që janë vjedhur nëpër dyqane të ndryshme.















