Një 38-vjeçar shqiptar, i arrestuar muajin e shkuar për trafikun e drogave të forta në Rodhos të Greqisë, u la në burg, raportojnë sot mediat helene.
Shqiptari me iniciale K.M. është konsideruar si “truri” i bandës që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në ishullin grek. Për të njëjtën akuzë, në burg është edhe një 37-vjeçar shqiptar me iniciale B.D, i njohur me pseudonimin “Spartani”. Ku i fundit njihej si krahu i djathtë i 38-vjeçarit.
Dy shqiptarët u arrestuan më 15 maj të këtij viti, bashkë me një ukrainas, i cili shërbente si korrier droge. Ka qenë ky i fundit që ka bashkëpunuar me autoritet greke, duke dëshmuar për përfshirjen e shqiptarëve në bandën e trafikut të drogës.
Ndërsa, dy shqiptarët kanë mohuar akuzat.















