Një 47-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me një tjetër shqiptar në Imathia të Greqisë.
Autor është një 24-vjeçar, raportojnë mediat greke, të cilat shtojnë se të dy shqiptarët janë nga Tirana, por prej vitesh jetojnë në Greqi.
I plagosuri dhe autori madje kanë edhe marrëdhënie krushqie, por një konflikt mes tyre, për shkaqe ende të panjohura, bëri që mes tyre të niste sherri.
Fatmirësisht, 47-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, por është raportuar sot nga mediat greke.















