Goditja kryesore u pasua me mbi 80 pasgoditje nga të cilat 9 me magnitudë mbi 4 rihter dhe 4 me magnitudë 4.5 shkallë. Autoritetet greke kanë urdhëruar që shkollat, qerdhet dhe universitetet në Janinë të mos hapen të hënën për shkaqe sigurie.
Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në Shqipërinë e Jugut dhe në një pjesë të Maqedonisë. Sizmologët paralajmërojnë se do të ketë tërmete të reja por me intensitet më të dobët.























