Rreth 200 zjarrfikës, të ndihmuar edhe nga helikopterë, janë duke luftuar për fikjen e flakëve që ka përfshirë ishullin turistik të Eubea-s në Greqi.
Nuk raportohet për të lënduar, por banorë të një fshati, një manastir dhe një hotel i vogël u evakuuan kur gjatë natës së shkuar, flakët arritën në qytezën bregdetare Limni.
Hoteli, një shtëpi pushimi dhe një restorant janë djegur. Raportohet se jë traget, dhjetëra barka dhe anije peshkimi janë në dispozicion të evakuimit të personave nga Limini, nëse do të jetë e nevojshme. Origjina e flakëve mbetet ende e paqartë. /Syri.net/














