Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë të shpallur në kërkim për vrasje.
Të arrestuarit janë vëllezërit Anton dhe Sokol Përmarkaj të dy të dënuar me burgim të përjetshëm.
Të dy vëllezërit akuzohen si autorë të masakrës së ndodhur në vitin 2012 në fshatin Mardhnac në Pukë.
Në ngjarjen e rëndë që mori shkas nga motive pronësie mbetën të vrarë Paulin dhe Hilë Markaj ndërsa të plagosur Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj.
Vëllezërit Përmarkaj sëbashku me kushëririn e tyre akuzohen se kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj.















