• Latest
  • Trending
  • All

Grenell, viktima ose i vetëofruari i manipulimit serb të historisë – Nga Lisen Bashkurti

30/06/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 15 November, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Grenell, viktima ose i vetëofruari i manipulimit serb të historisë – Nga Lisen Bashkurti

30/06/2021
in Aktualitet

Dje pamë në Twiter, ish-diplomatin amerikan Richard Grenell t’u uronte Serbëve ‘festën e Vidovdanit’ dhe të ‘vrasjes së heronjve të shenjtë si Car Lazari në Betejën e Fushë Kosovës’. Grenell duket qartazi që shpreh simpatinë për historinë, tejet të shtrëmbëruar dhe të manipuluar politikisht nga Serbia lidhur me Kosovën. Dhe imagjinoni që ky Grenell përfaqësonte Presidentin e SHBA në bisedimet Kosovë-Serbi një vit më parë. Ky ish-diplomat amerikan, si edhe mjaft diplomatë të huaj nëpër botë, është viktimë e mirëfilltë e manipulimit serb të historisë së Kosovës. Them i manipuluar se mund të jetë edhe i vetëofruar ndaj qasjes Serbe të politizimit të historisë. Por, gjithsesi, pa kurrëfarë paragjykimi po i themi disa fjalë për të vërtetën historike mbi Vidovdanin.

1. Historia

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Beteja e Fushë Kosovës e vitit 1389 ishte një përballje e të krishterëve të kësaj pjesë të Ballkanit me osmanët. Në këtë betejë, dhe kjo është e vërtetë e provuar tashmë nga historianët dhe gjërësisht e njohur për ato që e lexojnë historinë nga studimet dhe jo nga tekstet historike Serbe, u vra Sulltani Osman nga Millosh Kopiliçi, një djalosh shqiptar i Kosovës. Në trojet e Kosovës, shqiptarët jetonin qindra vjet përpara se serbët, dhe përgjithësisht sllavët e Jugut të zbrisnin në Ballkan, në periudhën midis shekujve 6-9 të Mesjestës së Mesme.

U desh shumë mund e përpjekje, konflikte dhe luftra, kërbaç dhe karrota që dyndjet serbe dhe ato sllavo-jugore të akomodoheshin tek popujt autoktonë të Ballkanit, midis të cilëve ishin edhe shqiptarët dhe grekët, si dhe të pranonin liturgjinë e Kishës Ortodokse Bizantine.

Me pak përpjekje po të zhytesh përtej historisë së shkruar në shekullin e 19-të nga historianët dhe shkrimtarët serbë, rezulton qartësisht dhe në mënyrë të pakundërshtueshme nga burime të shumta që serbët ishin ndër të krishterët e fundit që pranuan liturgjinë Ortodokse, falë fuqisë dhe mençurisë së Kishës Ortodokse Bizantine. Por, çfarë ndodhi me historiografinë Serbe në shekullin 19-të?

2. “Miti i Kosovës”, manipulim i historisë

Fillimi i lëvizjes nacionaliste serbe në shekullin e 19-të shënon fillimin e manipulimit politik të historiografisë serbe lidhur me Kosovën. Në valën e parë të ngritjes së nacionalizmit serb, bazuar në doktrinën e Ilia Garashaninit deri në 1878, vëmëndja kryesore e historianëve dhe shkrimtarëve Serbë ishte kryesisht drejt Bosnie-Hercegovinës. Mirëpo, mbas Kongresit të Berlinit, të vitit 1878, Bosnie-Hercegovina iu dha Monarkisë dualiste Austro-Hungareze. Endrra serbe u shua përkohësisht dhe filloi spostimi i vëmendjes ndaj territoreve të Kosovës. Kështu që, mbas 1878 filloi parapërgatitja e strategjisë ofensive serbe kundër Kosovës. Kjo strategji nisi me mjetet e politizimit nacionalist të historisë së Kosovës.

Nga vitet 1844 deri në 1906 doktrina e Naçertanjes, (Serbisë së Madhe) ishte dokument sekret dhe zotërohej vetëm nga disa politikanë të lartë serbë. Është kjo arsyeja që askush nuk e atakoi atë doktrinë. Ndërsa praktikisht, për herë të parë u festuan publikisht beteja e Fushë Kosovës (Vidovdanit) në 1889, dhjetë vjet mbas Kongresit të Berlinit, kur serbët tanimë e kishin humbur Bosnie-Hercegovinën dhe po spostoheshin strategjikisht drejt Kosovës.

3.“Dita e Kosovës”, doktrinë nacionaliste

Një vit më pas, në 1890, Vidovdani u shpall ‘Dita e Kosovës’, pra festë nacionaliste Serbe. Në të gjithë tekstet historike dhe gjeografike të Serbisë u miratuan curricula të manipuluara shtetërore monopol që vazhduan dhe vazhdojnë të jenë edhe sot valide në shkollat, kishat dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë.

Filloi tjetërsimi i historisë së Kosovës. U shpallën kisha, varreza, monumente historike e kulturore të shenjta Serbe mbi territorin e saj. U bënë edhe shpërfytyrime mbi mjaft objekte historike, të shenjta e kulturore të shqiptarëve. Toponime të shumta filluan të zëvëndësojnë masivisht toponimet autoktonë shqiptare në Kosovë. Fjalës së vjetër ‘Kosovë’ iu u shtua edhe ‘Metohi’ dhe togfjalëshi ‘Kosovë e Metohi’ hyri gjërësisht në fjalorin dhe retorikën politike e propogandistike serbe për identifikimin e Kosovës.

Mbi të gjitha filloi një fushatë intensive dhe shumë agresive për etiketimin e shqiptarëve të Kosovës si ’ardhacakë të vonë’, ‘barbarë’ si ‘të dhunshëm’, ‘muslimanë otomanë’, ‘ekstremistë’ e ‘mbrojtës të turqve në Ballkan’. Për kundër këtij etiketimi, Serbët u identifikuan si ‘viktima të dhunës shqiptare”. Këto ‘viktima serbe’ kishin ‘nevojë për mbrojtjen e shtetit serb’. Për këtë u lançua në vitet 30-të të shekullit 20-të doktrina e Vasa Çubriloviçit “Përzënia e Shqiptarëve’, që në mënyrë të detajuar u parashtronte shtetit serb rrugët dhe mënyrat për çfarosjen e shqiptarëve të Kosovës dhe zëvëndësimin e tyre me kolonë serbë.

4. Vidovdani, imazh i manipuluar ndërkombëtar

Nga Serbia Vidovdani rrëshqiti si festë në Malin e Zi, që mund të konsiderohet viktima e parë e propogandës manipulative serbe jashtë kufijve të saj politikë. Malazezët e besuan dhe e festuan të parët Vidovdanin verbërisht. Më pas në Kroaci dhe Slloveni, në fillimet e shekullit 20-të, mbas krijimit të Mbretërisë treshe Serbo-Kroato-Slovene, Vidovdani u përhap si festë serbe.

Ndërkohë, midis Luftës së Parë Botërore, si pasojë e konjukturës së aleancave ndërkombëtare, Serbia e lançoi Vidovdanin në Britaninë e Madhe, në Francë dhe më pas edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Britania e Madhe mbështeste serbët për ‘solidaritet’ dhe si aleatë, po kështu edhe Franca mbështeste serbët si modeli i ‘hakmarrjes’. Në SHBA festimet nisën më vonë, por edhe atje pati përkujtime, retorikë dhe botime të ndryshme për Vidovdanin.

Në Britani, Francë e SHBA, nga komitete, universitete e shoqata të ndryshme u bënë festime përkujtimore të Vidovdanit, pra ‘Ditës së Kosovës’, që do të konsiderohej si festë nacionale e Serbisë. Etiketimi ‘Dita e Kosovës” u shoqërua me retorikën politizuese të historisë që e quante Kosovës ‘zemra e Serbisë’, ‘shpirti i tokës së shenjtë’ dhe deri “Jeruzalemi i Serbisë’. Car Lazari u shpall shenjt serb. Identiteti i Kosovës u shpërfytyrua. Imazhi i saj u manipulua gjërësisht. E vërteta u shtrëmbërua. Gjithçka bëhej për qëllime politike. Nacionalizmi Serb po ngrinte një makineri propogande shtetërore vetëm për Vidovdanin.

5.Vidovdani si “shkëlqimi’ dhe rënia” e Millosheviçit

Sllobodan Millosheviçi ndoqi të njëjtën qasje politizuese të historisë serbe për të arsyetuar qëllimet e tij politike mbi Kosovën. Në vitin 1989, me rastin e 600-vjetorit të Vidovdanit, Millosheviçi shkoi në Fushë-Kosovë ku shpalli publikisht qëndrimin e tij ndaj Kosovës, lançoi nacionalizmin serb mbi Kosovën dhe gjithë Jugosllavinë, bëri ndryshimet kushtetuese për suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe Vojvodinës dhe shpalli doktrinën ‘një Jugosllavi e fortë me një Serbi të fortë’. Kjo ishte e kundërta e doktrinës së Titos që thoshte ‘një Jugosllavi e fortë me një Serbi të dobët’.

Gjatë luftrave të përgjakshme në shpërbërjen e Jugosllavisë, Vidovdani, krahas Serbisë u festua kryesisht në Bosnie-Hercegovinë nga serbët dhe armata serbe e drejtuar nga Karaxhiçi dhe Mlladiçi. Madje krimineli Mlladiç, që më pas do dënohej me burgim të përjetshëm në Hagë për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit, do të konsiderohej nga Serbët e Bosnie-Hercegovinës dhe armata Serbe si ‘Heroi Lazar’ i Bosnie-Hercegovinës.

Profili i Millosheviçit nisi ngritjen nga komunist në nacionalist pikërisht në festimet e Vidovdanit në Kosovë në vitin 1989. Por, do ishin pikërisht politikat shfarosëse, pastrimet etnike, genocidet dhe krimet kundër njerëzimit të aplikuara nga Millosheviçi mbi ‘Vidovdan’ që do shënonin njëkohësisht rënien e tij. ‘Vidovdani’ do bëhej varri i doktrinës politike nacionaliste Serbe të Sllobodan Millosheviçit.

Viti 1999 shënoi me ndërhyrjen ajrore të NATO-s mbi objektet strategjike serbe fundin e nacionalizmit Serb mbi ‘Vidovdan’. E drejta humanitare ndërkombëtare i dha të drejtë popullit të Kosovës. Miti i Kosovës nisi të bjerë. E vërteta filloi të ndriçohej. Pavarësia e Kosovës i dha fund manipulimeve politizuese të historisë së Kosovës nga Serbia.

Por përpjekjet e Serbisë për vazhdimin e manipulimit të Vidovdanit, ose ‘Mitit të Kosovës’ vazhdojnë, sikundër vazhdojnë edhe viktimat politike e diplomatike të këtij manipulimi ose edhe të vetëofruarit e saj. Ish-diplomati Richard Grenell duket të jetë njëri prej tyre përtej Atlantikut…

Previous Post

Beteja e Kosovës e vitit 1389 – miti dhe historia

Next Post

Kanadaja shënon temperatura rekord/ Dhjetëra të vdekur

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Kanadaja shënon temperatura rekord/ Dhjetëra të vdekur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.