Në videon e fundit të shpërndarë për media, e në të cilën ai shpjegon se Ambasada Amerikane në Kosovë ka lëshuar një faqe të re interneti që do të jetë shumë më e lehtë për qasje nga qytetarët e interesuar për çështje të ndryshme si viza, shkollim në SHBA apo gjëra të tilla, Delawie luan jo keq rolin.
Teksa tregon adresën e faqes së internetit, ambasadori nuk përton që këtë ta bëjë jo vetëm me mimikën e fytyrës së tij e cila shpreh shumë qartë tentimin tij që të jetë sa më i qartë dhe i afërt, por edhe me gjestin dorës, pas së cilës shfaqet në ekran adresa e faqes së internetit.
E ‘roli’ i tij nuk mbaron me kaq. Duke treguar se çfarë përmban faqja e internetit, ambasadori amerikan tregon se secili mund të sigurojë lehtë qasje në këtë faqe edhe nëpërmjet telefonit celular. E duke shpjeguar këtë, ai nuk heziton ta kapë telefonin dhe ta tregojë para kamerës, që si duket është pjesë e ‘rolit’ të caktuar që qytetarët ta kenë më të lehtë ta marrin mesazhin e tij
Pjesa e tretë e deklaratës së tij ku është duke se është edhe më e lezetshmja, është thirrja e tij që kushdo që është i interesuar, të vizitojë këtë faqe. Që të jetë edhe më bindës, ai bën lëvizjen e duhur të trupit dhe duarve e njëkohësisht krejt kjo e shoqëruar me mimikën e fytyrës në mënyrë që të tregojë afërsinë e Ambasadës Amerikane në Kosovë me të gjithë qytetarët e vendit.






















