Deputetet e Parlamentit të Kosovës janë pritur nga koleget e tyre deputet në Parlamentin e Maqedonisë, me ç’rast kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek pllaka përkujtimore e Nënë Terezës, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Me pas deputete bashkë me zyrtare të institucioneve të Maqedonisë morën pjesë në hapjen e ekspozitës me veprimtari të Nënë Terezës, organizuar nga Instituti për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve ne Maqedoni.

Me këtë rast, kryetarja e GGD-së, Blerta Deliu Kodra, tha se në 106 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, si deputete dhe si shqiptare ndihen shume krenare që kultivojnë dhe bartim mesazhin dhe frymën e humanizmit dhe bamirësisë që kultivoi Nënë Tereza.
Deliu Kodra tha se deputetet u bënë pjesë e këtij aktiviteti për të filluar pikërisht nga Shkupi , për të festuar 106 vjetorin e lindjes e për të vazhduar me ceremoninë madhështore të shenjtërimit të saj






















