Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Philippe Senderos, ka folur për futbollistin kosovar Granit Xhaka.
Senderos e ka konsideruar Xhakën si një futbollit të shkëlqyeshëm.
“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar të Zvicrës dhe Arsenalin”, ka thënë ai.
Po ashtu ai tregoi që nëse Interi do ta transferonte Xhakën, do të ishte një blerje e shkëlqyeshme për ta.
Për futbollistin kosovar, sipas raportimeve, ka interesim nga shumë skuadra gjermane.