“Edhe mua ma kanë krijuar një dozë të rezervës, por edhe si dëshmitarë po ashtu kam insistuar dhe jam konsultuar me pjesën më të madhe të këtyre ekspertëve, kam nevojë ende që të bindem mbi të vërtetën dhe asnjëherë nuk do të pajtohem që të marrim vendime që bien ndesh me interesin e vendit, tërësinë territoriale”, është shprehur Grabovci.
Grabovci ka shtuar se askush nuk e do më pak apo më shumë Kosovën, dhe se për interesin e vendit dhe të qytetarëve duhet të ketë angazhim të madh.
Sipas tij, PDK-ja do t`i marrë të gjitha argumentet e faktet dhe do t`i analizojë. Më pas, ka shtuar ai, do të dalin në përfundim duke u bazuar mbi argumente.























