Grabovci ka thënë se ky vendim është i pakuptimtë. Ai gjithashtu ka thënë se janë të bindur në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Colmarit, për shtyrjen e mëtejme të marrjes së vendimit për Ramush Haradinajn, është plotësisht i pakuptimshëm. Ne jemi të bindur në pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe komandantit të ZOD- it, Ramush Haradinaj”, ka shkruar Grabovci në profilin e tij në “Facebook”.






















