Një grabitje në Strumicë ka mbetur në tentativë.
Kjo pasi njëri nga dy të moshuarit që ishin viktima të grabitjes, arriti t’i hiqte maskën grabitësit.
Ngjarja ndodhi 10 ditë më parë, kur keqbërësi arriti të hynte në shtëpinë e dy të moshuarve, 88 dhe 89 vjeç, dhe duke i kërcënuar me jetë, u kërkoi paratë.
Por e moshuara 89 vjeçe arriti t’ia hiqte maskën dhe ta njihte.
Policia ka mundësuar arrestimin e keqbërësit.
















