Një person ka denoncuar faktin se nën kërcënimin e armës i janë marrë dokumentet personale dhe një celular.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Davidovc të Shtimes rreth orës 14:00 të një dite më parë, kur personi i grabitur ka denoncuar se ndërsa po lëvizte me makinën e tij, persona të panjohur nën kërcënim të armës i kanë grabitur dokumente personale dhe një celular.
Sipas tij të dyshuarit duke shtënë me armë zjarri në ajër janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë duke hetuar rastin./KosovaPress/















