Një grabitje me armë ka ndodhur në Ksamil dy ditë më parë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 në lagjen e “Tepelenasve”, ku dy persona të armatosur i kanë marrë 400 mijë Lekë të vjetra 27-vjeçarit Genci M. nga Burreli.
Autorët ishin me maska dhe me pistoletë. Fatmirësisht, 27-vjeçari nuk ka pësuar asnjë lëndim. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e grabitësve.















