Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur me armë në aeroportin Nënë Tereza.
Nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes, por burime thonë se dyshohet që autorët kanë marrë një sasi të madhe parash nga një automjet banke që transportonte vlerat monetare.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Policia e Rinasit ishte rritur sigurinë në aeroport për shkak të sulmeve terroriste që ndodhën në aeroportin e Stambollit.