Dalin detaje të tjera nga grabitja e një ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Burime nga polica bëjnë me dije se janë vjedhur 2 thasë me para nga 4 që kanë qenë në automjetin e blinduar.
Mësohet gjithashtu se nuk përjashtohet mundësia që grabitësit të kenë pasur bashkëpunëtorë brenda policisë private, nisur edhe nga fakti se ata nuk kanë kontrolluar zonën përreth, veprim që duhet të bëhet në çdo rast.
Të njëjtat burime shtojnë se, rojet e sigurisë kanë qenë duke qëndruar jashtë automjetit të blinduar në momentin e grabitjes, ndërkohë që kanë qenë vetëm 3 persona, kur në fakt duhet të ishin 7, për të siguruar ruajtjen e parave që po transferoheshin.
Grabitja ndodhi ditën e djeshme, ku të paktën 3 persona morën më shumë se 3 milion euro dhe më pas u larguan duke mos u kapur nga policia















