Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka vendos shpërblim prej 30 mijë eurosh për personat të cilët do të japin informacione të rëndësishme në lidhje me grabitje e ndodhur në Rinas.
“30.000 euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm që do të ndihmojë grupin hetimor në identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilën u krye vjedhja”, thuhet në deklaratën e policisë.
Theksohet se policia garanton se çdo informacion do të vlerësohet maksimalisht nga grupi hetimor dhe do të ruhet anonimati i çdo qytetari që do të bashkëpunojë me Policinë.















