Burime nga policia thonë se dy personat të pamaskuar kanë hyrë në një berberhane dhe kanë tentuar që të shpojnë murin e argjendarisë që ishte ngjitur.
Por duket se tentativa e tyre nuk ka rezultuar e suksesshme duke bërë që ata të tërhiqen nga plani.
Ngjarja është zbuluar mëngjesin e sotëm kur është hapur dyqani. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e grabitësve.























