Aishe Qorraj, nga zyra për Informim e KGjK-së, ka konfirmuar pranimin e propozimeve të gjykatave për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, duke thënë se të njëjtat më pas ia kanë përcjellë Ministrisë së Drejtësisë.
Edhe në Ministrinë e Drejtësisë pohojnë se kanë marrë komente jo vetëm nga KGjK-ja, por edhe nga institucionet tjera zbatuese të ligjit në vend, megjithëse nuk sqarojnë se cilat janë ato institucione dhe çka konkretisht kanë kërkuar nga ministria që udhëhiqet nga Dhurata Hoxha.
https://www.youtube.com/watch?v=n8Y74oQxbig?feature=oembed&w=640&h=360






















