Disa herë prokurorët janë përpjekur ta procesojnë Kosmajac për trafik droge, por asnjëherë nuk kanë arritur të mbledhin mjaftueshëm prova.
Megjithatë, autoritetet e kanë konsideruar atë më parë si furnizuesin kryesor të drogës për dy nga figurat më mizore të botës serbe të krimit: Ljubisha Buha Çume, ish-kreu i klanit të Surçinit; dhe Dushan Spasojeviq, ish-kreu i klanit të Zemunit.
Gjithashtu, Kosmajac flitet se ka pasur lidhje indirekte me trafikantin e cilësuar si “mbreti ballkanas i kokainës”, Darko Sariq. Të dy ata kanë deklaruar se kanë përdorur për qëndrime në kohë të ndryshme të njëjtin apartament në Bratisllavë të Sllovakisë.






















