Mbretëria e Holandës ka ratifikuar Marrëveshjen për Shtetin Nikoqir për Dhomat e Specializuara të Kosovës, përkatësisht Gjykatën Speciale.
Lajmi është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, ku konfirmohet se marrëveshja pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.
Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017”, vijon njoftimi
“Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.
Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë Speciale, David Schwendiman, kohë më parë ka qëndruar në Prishtinë dhe Beograd. Ai ka thënë se do të zhvillojë hetimet e tij “pa frikë dhe pa asnjë favor”.
Schwendiman ka theksuar se “është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë politike të asaj çfarë po bën, por në punën e tij do të udhëhiqet vetëm nga faktet dhe nga ligji.
Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000. Ajo do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtar















