• Latest
  • Trending
  • All

Gjykata Speciale në shënjestër të kritikëve

12/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjykata Speciale në shënjestër të kritikëve

12/08/2016
in Aktualitet, Lajme
Gjykata do të trajtojë akuzat për krime të kryera nga luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, kundër civilëve serbë të Kosovës dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar të regjimit të presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq gjatë dhe pas luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Një nga përgjegjësitë më të mëdha të gjykatës do të jetë të hedhë dritë mbi pretendimet e bëra në një raport nga raportuesi i BE-së Dick Marty që u miratua nga Këshilli i Evropës në janar 2011.

Raporti i Dick Marty akuzonte lidershipin e UÇK-së, përfshirë edhe presidentin aktual të Kosovës Hashim Thaçi, për përfshirje në “trafik organesh, rrëmbime dhe keqtrajtim të të burgosurve” gjatë luftës.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Gjykata special tashmë ka siguruar fondet dhe së shpejti do të bëhet funksionale. Më 14 qershor të këtij viti, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi një buxhet prej 29 milion eurosh për të ashtuquajturat “dhomat speciale” dhe zyra e prokurorit special.

Brenda disa javësh, në mos edhe ditësh, pritet që paditë e para të bëhen publike dhe gjykata të bëhet më në fund funksionale.

Por pavarësisht kësaj, disa nga kritikët e saj mbeten ende skeptikë mbi faktin nëse ajo mund të vendosë apo jo drejtësinë që premton.

Një gjykatë “mono-entike”?

Një nga argumentet kryesore të bëra nga kundërshtarët e gjykatës speciale është se ajo do të trajtojë vetëm krimet e pretenduara se janë kryer nga UÇK-ja. Ata e përshkruajnë atë si një gjykatë “mono-etnike” që do të nxjerrë para gjyqit vetëm shqiptarët e Kosovës.

Ilir Deda, një ish-deputet i partisë opozitare Vetëvendosja, tani deputet i pavarur, e krahason gjykatën me gjyqet e Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore, kur një sërë gjykatash ushtarake u organizuan nga forcat aleate për të ndjekur penalisht gjermanët për krimet naziste.

“Një gjykatë mono-etnike e krijuar vetëm për Kosovën nuk merr parasysh kontekstin e luftërave në ish-Jugosllavi dhe Kosovë”, tha Deda për BIRN.

Ai tha se Kosova po vendoste një precedent duke pranuar ngritjen e një gjykate ndërkombëtare – diçka unike në ish-Jugosllavi.

“Krimet e luftës të kryera në Kosovë duhet të ishin trajtuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë,” tha Deda, duke u shprehur se ishte “e padrejtë” të ngrihej një gjykatë për të gjykuar vetëm shqiptarët.

Si për paradoks, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, një parti politike e themeluar nga lidershipi i UÇK-së, që kryesohej nga Thaçi, ka qenë mbështetësja më e madhe në vend e gjykatës speciale.

PDK-ja ka argumentuar se gjykata e re është një mundësi e mirë për të pohuar edhe një herë “pastërtinë” e luftës çlirimtare të UÇK-së dhe për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Megjithatë, Deda këmbënguli se që një argument i tillë është “i pakuptimtë”.

“Një nocion i tillë për “luftëra të pastra “nuk ekziston. Ka vetëm luftëra të drejta ose jo, dhe lufta jonë ishte e drejtë dhe për liri,” tha ai.

Për Nora Ahmetaj, një studiuese në OJQ-në Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim në Prishtinë, në Kosovë ka pasur një mungesë debati për individët që abuzuan me pushtetin e tyre gjatë konfliktit.

“Për këtë arsye ka konfuzion; njësoj si në shumë vende të tjera në botë, vija që ndan kriminelin/terroristin nga patrioti është shumë e hollë”, tha Ahmetaj për BIRN.

Pavarësisht faktit se ka kaluar një vit që kur parlamenti miratoi krijimin e gjykatës speciale, vazhdoi grindjeve e vazhdueshme mbi këtë çështje e kanë mbajtur spektrin politik në Kosovë thellësisht të polarizuar.

Ndërkohë që parlamenti votoi “legjitimizmin” e krijimit të gjykatës, kjo gjë mbetet ende e papëlqyeshme midis opozitës dhe zërat vazhdojnë të ngrihen ende kundër mandatit të saj, si edhe ka gjithashtu ankesa për presionin e ushtruar ndaj deputetëve gjatë procesit të votimit.

Presioni ndërkombëtar

Kur u miratuan amendamentet kushtetuese në gusht të vitit të kaluar, kjo gjë u bë vetëm në përpjekjen e tyre.

Një votim i mëparshëm një muaj më parë nuk arriti të merrte mjaftueshëm mbështetje nga deputetët.

Por një muaj ishte mjaftueshëm për të bërë që shtatë deputetë të ndryshonin qëndrimin e tyre fillestar kundër gjykatës dhe të votonin në favor të krijimit të saj, edhe pse pa e shpjeguar arsyetimin e tyre mbi faktin pse ndërruan mendje.

Shumë figura të opozitës besojnë se kjo ishte rezultat i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë nga ana e komunitetit ndërkombëtar, i cili ushtroi presion mbi lidershipin e PDK-së për të bindur deputetët e saj në parlament që të ndryshonin qëndrimin e tyre, një ndërhyrje që kritikët e përshkruajnë si në kundërshtim me vlerat demokratike.

“Deputetët tanë, pa menduar në mënyrë të pavarur, dhe bazuar në kërkesat e partive politike, votuan t’i nënshtroheshin presionit të komunitetit ndërkombëtar”, tha Ahmetaj.

Megjithatë, deklaratat publike nga figurat kryesore politike në Kosovë kanë qenë në linjë me partnerët kryesorë ndërkombëtarë të vendit, SHBA-ja dhe Bashkimit Evropian.

“Gjykata speciale është një detyrim ndërkombëtar”, tha Atifete Jahjaga, në atë kohë presidente e Kosovës, muaj para se gjykata të merrte miratimin e saj nga parlamenti.

Ky pretendim u përsërit shpesh, me figurat kryesore politike që theksonin vazhdimisht rolin vendimtar që fuqitë perëndimore luajtën në fitoren e pavarësisë së Kosovës dhe nevojën për të mbajtur lidhje miqësore me komunitetin ndërkombëtar për shkak se integrimi Euro-Atlantik i Kosovës është interesi i saj kryesor kombëtar.

Në të vërtetë, historia e Kosovës në trajtimin e krimeve të luftës gjithmonë është shënuar me gjurmët e ndërkombëtarëve.

Që prej fundit të luftës në qershor 1999, çështjet e krimeve të luftës në Kosovë janë trajtuar nga organe ndërkombëtare sepse sistemi gjyqësor në Kosovë është konsideruar shpesh si “jo mjaftueshëm i aftë” për ta bërë këtë.

Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, ishte në krye të çështjeve të krimeve të luftës nga viti 1999 e në vazhdim, para se t’ia transferonte përgjegjësinë misionit të sundimit të ligjit të BE-së, EULEX, në vitin 2008.

Megjithatë, në përgjithësi, edhe UNMIK-u edhe EULEX-i, pavarësisht përpjekjeve të tyre, kanë treguar se nuk janë të aftë ose nuk kanë dëshirë të ndjekin në mënyrë efikase shumë akuza për krime lufte gjatë këtyre viteve, është pretenduar.

“Fatkeqësisht, as UNMIK-u dhe as EULEX-i nuk janë treguar efikas në gjykimin e çështje të një natyre të ndjeshme”, tha Ahmetaj.

Programi i EULEX për mbrojtjen e dëshmitarëve rezultoi se kishte probleme serioze, me dëshmitarë që deklaronin se ishin kërcënuar, si edhe incidente të tjera siç ishte vetëvrasja në rrethana të dyshimta në Gjermani e Agim Zogajt, dëshmitar kyç në çështjen kundër 10 ish-luftëtarëve të UÇK-së, përfshirë ish-komandantin të shndërruar në politikan Fatmir Limaj, kreu aktual i partisë opozitare NISMA.

Kjo nënkuptonte se krijimi i një gjykate jashtë Kosovës dukej të ishte e vetmja mënyrë për të trajtuar akuzat e hershme për krime lufte nga ushtarët e UÇK-së. Është raportuar tashmë se dëshmitarët e mbrojtur që do të dëshmojnë në gjykatën speciale janë larguar nga Kosova muaj më parë për t’u siguruar që ata nuk do të kërcënohen.

Deda i pranon të metat e programit për mbrojtjen e dëshmitarëve, por thotë se zgjidhja nuk është ngritja e një gjykate në Holandë.

“Në vend që të fuqizojmë sistemin tonë gjyqësor vendas, ne po e transferojmë sovranitetin në një organ ndërkombëtar”, tha ai.

Ai tha se dëshmitarët mund të mbahen jashtë vendit për mbrojtjen e tyre, por krimet e pasluftës duhet të ishin gjykuar nga një gjykatë në Prishtinë me një përzierje gjyqtarësh nga EULEX-i dhe Kosova.

Ahmetaj ndërkohë është skeptik se sa e suksesshme do të jetë gjykata e re për të dhënë dënime, duke marrë parasysh historinë e të dhënave të komunitetit ndërkombëtar për ndjekjet penale në Kosovë.

“Eksperienca me gjyqet për krime lufte dhe eliminime politike në Kosovë janë trajtuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i para, gjatë dhe pas konfliktit të armatosur na tregon se nuk duhet të kemi pritshmëri të mëdha nga kjo gjykatë,” paralajmëroi ajo.

Pritet që shumë shpejt, gjykata e re speciale do të padisë publikisht ish-komandantët e UÇK-së që dyshohet të kenë kryer krime lufte.

Gjatë 12 muajve të fundit që pas aprovimit të gjykatës, jeta politike në Kosovë është mbizotëruar nga çështje të tjera që kanë tërhequr vëmendjen vendas, por sapo paditë e para të bëhen publike, mund të shpërthejnë përsëri reagime më të forta.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Kryeministri Mustafa nënshkroi në librin e zisë për viktimat në Maqedoni

Next Post

Serbia bëhet me qeveri të re, ja si e ka futur Vuçiq Kosovën në betim

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Serbia bëhet me qeveri të re, ja si e ka futur Vuçiq Kosovën në betim

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.