Rasti në bazë të të cilit gjykata e ka marrë këtë vendim ka pasur të bëjë me një azilkërkues nga Kosova, vendi i parë i BE-së në të cilin ka hyrë ai, ka qenë Hungaria, transmeton albinfo.ch. Dhe, bazuar në rregullat e Marrëveshjes së Dublinit, për procedurën e tij të azilit është përgjegjëse Hungaria.
Gjyqtarët e kanë vërtetuar një vendim gjyqësor nga shkalla më e ulët, që ishte marrë pas ankesës së kosovarit kundër Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).






















