Ndërsa për Klajdi Imerin, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 15 ditor, kohë e cila do të përdoret nga Prokuroria për të mbledhur prova për të.
Të premten gjykata la në burg Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Koçiaj, Arjan Hasanaj. Për efektivin e policisë së Vlorës, Renaldo Avduli, i cili është ende i lire është caktuar më herët në mungesë masa e sigurisë “burg pa afat”.























