Ai ka thënë se politikanët e Prishtinës e kanë gjetur njeriun e gabur që sipas tij po e shantazhojnë dhe po i vënë kushte.
Gjuriq pretendon se ajo çfarë po bëjnë politikanët në Prishtinë nuk e kanë përkrahjen e ndërkombëtarëve duke i cilësuar si skandaloze.
“Takimi është planifikuar nesër dhe patjetër që ai do të mbahet, dhe ne do të shohim të diskutojmë me zyrtarët e BE-së, në lidhje me kushtet e përcaktuara, duke u mbështetur në poshtërimin që po e bëjnë mediat shqiptare”, është shprehur Gjuriq.
Qeveria e Kosovës e ka lejuar vizitën e Vuçiqit por me kushtin që ajo të zgjas vetëm tri orë.
Vizita pritet të ndodhë nesër në Leposaviq.






















