Pas një debati 30-minutësh, policia e lejoi Gjuriqin të qëndrojë në Kosovë.
Për këtë veprim të policisë, Gjuriq ka reaguar në një deklaratë dhënë mediave serbe.
“Uniteti i qytetarëve ka dëshmuar se Policia e Kosovës, që nuk është aty kur është nevoja për mbrojtjen e serbeve dhe monumenteve të serbëve, nuk mund të sillen ashtu siç ju teket”, deklaroi Gjuriq.
“Tentativa të tilla nuk do t’i ndalojnë serbët në dëshirën e tyre që të qëndrojnë dhe mbijetojnë në Kosovë”, tha mes tjerash ai.






















