Gjuriq ka thënë se autoritetet në Prishtinë kanë tentuar “që çështjen e pasurisë të zgjidhin me grabitje – ta grabisin Trepçën me ligj, ligj ky që mbetet në pikën e vdekur dhe vetëm në letër, pasi që s’mund ta implementojnë”.
“Një sjellje e tillë politik mund t’i ndihmojë vetëm ndonjë politikani separatist, por ju bën dëmë institucioneve të veta”, ka thënë Gjuriq, duke shtuar se ata duhet t’i thirrin mendjes për ta implementuar një politikë të tillë.
Sipas tij, marrëveshja për telekomunikacionin është shumë e favorshme për Serbinë dhe serbët që jetojnë në Kosovë.






















