Vlera e këtij projekti është rreth 37 milionë euro dhe është i financuar nga Qeveria e Serbisë, përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë.
“Në këtë ndërtesë sot u zhvendosen 12 familje, në këtë ndërtesë ka më shumë se 20 fëmijë dhe mendoj se ky është mesazhi më i mirë për të ardhmen e popullit tonë në Kosovë, të ardhmen e Serbisë në Kosovë. Ne do vazhdojmë angazhimin tonë së bashku me Qeverinë e Serbisë e cila është mbishtese e popullin tonë dhe njerëzve që duan të jetojnë këtu, të qëndrojnë në Kosovë dhe të jenë kujdestarë të mbetjeve dhe trashëgimisë kulturore dhe traditës sonë”, ka thënë Gjuriq.























