Por kjo anashkalohet nga pala kosovare. Sipas Prishtinës zyrtare, marrëveshja realizohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe do t’i dedikohet gjithë qytetarëve, qofshin shqiptarë, serbë apo ndonjë përkatësie tjetër.
Sipas kryenegociatores së bisedimeve Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, deklarata e Gjuriqit është e pabazë dhe gjithashtu bie në kundërshtim me marrëveshjen e arritur mes dy shteteve në Bruksel.
“Deklarata e Gjuriqit bie në kundërshtim me marrëveshjen e arritur më 14 shtator për çështjen e reciprocitetit, si dhe largimin e tabelave provuese dhe atyre ilegale. Kjo marrëveshje realizohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe nuk ka përjashtime që marrëveshja ka të bëjë me gjithë qytetarët e Kosovës… që të mos i përdorim. Ne pas 12 muajve do t’i konfiskojmë dhe do të ballafaqohen me pasoja”, ka thënë Tahiri.






















