I ashtëquajturi drejtor për Kosovën në qeverinë e SerbisëMarko Gjuriç ka theksuar se vendimi i Thaçit dhe i Mustafës për ta shkarkuar Jabllanoviçin është gabim shumë i madh.
“Jabllanoviçi nuk është fajtor për atë sesi e keqkupton një pjesë e opinionit shqiptar. Vendimet për këtë rast do të merren pas takimit të ministrave serbë të Kosovës me kryeministrin Aleksandër Vuçiç”, ka thënë Gjuriç.
Marko Gjuriç theksoi se Serbia nuk do të lejojë “poshtërimin e zyrtarëve serbë në krahinë”.
















