Ministri pa portofol për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç është shprehur se është arritur marrëveshja që serbët të jenë pjesë e institucioneve të shtetit të Kosovës.
Gjuriç tha në takimin që ka patur në Beograd me kryeministrin Vuçiç dhe me liderët lokalë serbë se është marrë vendimi për qasje unike politike të serbëve në veri.
Sipas tij, Beogradi po ndërmerr politika që shënojnë kthesë në aktivitetet politike të serbëve në veri.














