“Nuk do të ishte precedent, individuale, që nëse nuk ka marrëveshje, atëherë për këtë çështje të deklarohet ndonjë gjykatë arbitrazhi apo edhe gjykatë ndërkombëtare… Edhe kjo është një rrugë për zgjidhjen e çështjeve kontestuese”, ka thënë Gjukanoviq në emisionin “Jeta në Kosovë”.
“Ne kemi menduar që, në rastin e Malit të Zi dhe Kosovës, nuk ka këso çështjesh kontestuese, sepse përfundimisht nga Mali i Zi besojmë se kemi dëshmuar që nuk pretendojmë as edhe një metër të tokës së Kosovës, dhe besojmë që shteti i Kosovës dhe populli i Kosovës nuk dëshiron që për këso çështjesh t’i prishin raportet e mira që i kanë me Malin e Zi dhe me malazezët”, është shprehur Gjukanoviq






















