Një fjalim i deputetes Melihate Tërmkolli, po vlerësohet me shumë gabime në një sesion shkencor të seminarit ndërkombëtar për gjuhën letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Gjuhën standarde nuk e flet as deputetja e vetëvendosjes Donika Kadaj Bujupi.
Studiuesja kishte vërejtje edhe për të folmen e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Sipas Vjosa Hamitit që krahasoi të folmen e deputetëve të Bundestagut Gjerman dhe atyre të Kosovës, këta të fundit nuk e kanë fort zanat përdorimin e gjuhës standarde shqipe.
“Si përfundim del se një pjesë e madhe e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka kompetencë të pakët gjuhësore”, tha ai.
Ndërsa, sipas profesorit Rrahman Paqarizi, do të ishte mirë që të ishte një ligje për mbrojtjen e gjuhës standarde shqipe, dhe sipas tij do të ishin vet deputetët që do ta mbushnin buxhetin e Kosovës.
“Para disa muajsh këta deputetë kanë nisë ta përgatisin një ligj për mbrojtjen e gjuhës standarde shqipe, pa e ditur se çka është ajo. Në të cilin ligj do të përcaktoheshin edhe gjoba të cilat do ta mbushnin edhe buxhetin e Kosovës nga vetë deputetët”, tha Paqarizi.
https://www.youtube.com/watch?v=I4MevA7Ijdw?feature=oembed&w=640&h=360






















