Policia e Shtetit nuk toleron asnjë zyrtar sa i takon shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjobitjes nuk i ka shpëtuar as ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili është ndëshkuar për parkim në vend të gabuar.
Gjithashtu, janë gjobitur dhe dy deputetë të Partisë Socialiste Paulin Sterkaj dhe Artan Gashi.
Gjobë kanë marrë edhe deputeti i LSI-së, Robert Bitri dhe ai i PD-së, Mhill Fufi.
Policia gjithashtu ka ndëshkuar edhe shoferin e deputetes Monika Kryemadhi, të cilit i është hequr leja e drejtimit, pasi ka kaluar semaforin me të kuq.
















