Policia e Gjirokastrës njoftoi se ka arrestuar personin që shkaktoi aksidentin e dasmorëve me pasojë vdekjen e një gruaje një ditë më parë dhe plagosjen e rëndë të vajzës së saj. Ai quhet Ëngjëllush Xhoshi. Xhoshi drejtonte makinë me tarfa AA 029 DM kur u përplas me murin e një lokali.
“Ktheheshin nga dasma, përfundon tragjikisht festa për një familje. Aksidenti i radhës në Gjirokastër ka qenë fatal për familjen Xhoxhaj nga Vlora,- shkruan Panorama. – Ai u shënua mëngjesin e djeshëm, duke i shkaktuar vdekjen kryefamiljares. Automjeti tip “Renault”, me targa AA029DM, me drejtues E.Xhoxhaj, ku udhëtonin pjesëtarë të familjes Xhoxhaj, është përplasur me murin rrethues të një lokali në fshatin Sofratikë, pranë aksit nacional GjirokastërKakavijë.
Për pasojë ka humbur jetën T.Xhoxhaj, 45 vjeçe, nga qyteti i Vlorës, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e bija e saj, S.Xhoxhaj, 17 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, burri i viktimës, E.Xhoxhaj, 56 vjeç, dhe K.L. Aksidenti ka ndodhur disa orë pasi familja po kthehej nga një dasmë e organizuar në Delvinë, ku familja ishte e ftuar në këtë event familjarisht.
U vërtetua se mjeti është përplasur me murin rrethues, në pjesën ballore të tij. Si pasojë e përplasjes fatale, gjeti vdekjen e menjëhershme 45 vjeçarja, e cila ndodhej në vendin e parë. Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima nuk kishte lidhur rripin e sigurimit dhe përplasja e mjetit ka bërë që ajo të dëmtohej në pjesën e kraharorit dhe në kokë në pjesën e xhamit të parmë. Goditjet kanë qenë fatale për jetën e saj. Grupi hetimor ka marrë në pyetje udhëtarët e mjetit, familjarë të 45-vjeçares. Në bazë të analizave të gjakut që i janë bërë drejtuesit të mjetit, sipas Policisë, mësohet se i është gjetur përqindje e konsiderueshme e alkoolit, por jo në atë masë sa të shkaktonte humbjen e kontrollit.
Një pistë e mundshme ka qenë se shoferi, bashkëshorti i viktimës, ka qenë në gjendje gjumi momentin e aksidentit dhe nuk ka respektuar normat e shpejtësisë në kryqëzimin e Sofratikës, ku ndahet rruga për në Sofratikë nga perëndimi dhe me Libohovën nga lindja e veri – jug, Gjirokastër-Kakavijë. Mirëpo, Policia ka njoftuar sot se ka arrestuar Engjëllush Xhoshin për aksidentit. Ky i fundit humbi gruan në të dhe ka vajzën në gjendje jo të mirë.






















