Kabashi përmes reagimit ka theksuar se në ordinancën e saj nuk ka lëshuar asnjë raport për abort ndaj pacientes me iniciale K.Xh.
”Unë dua t’iu njoftojë të gjitha nënave se në ordinancën time unë nuk kam paciente K.XH. të cilës ia kam rekomanduar abortin dhe këtë mund ta dëshmojë para gjithësecilit,” ka theksuar ajo.
”Unë sot kam kontrolluar arkivën e pacientëve dhe pacientja K. XH. nuk ekziston te unë,” ka thënë gjinekologia Kabashi.
Ajo ka treguar se bëhet fjalë për një tjetër paciente, me mbiemrin Krasniqi dhe ka kryer dy vizita në ordinancën e saj.
Më poshtë mund ta shihni reagimin e plotë të Drita Kabashit dhe raportin mjekësor.



























