Ish-gjyqtari i Apelit, Gjin Gjoni ditën e djeshme dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. Vetëm një ditë pas dorëheqjes u bë me dije se ai është propozuar nga PD për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ndërkohë lidhur me këtë, pak minuta më parë ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Përmes një shënimi të shkurtër në tëiiter, Kim paralajmëron liderët partiakë që të mos dëmtojnë demokracinë dhe të mos nxisin korrupsioni, pasi do mbajnë përgjegjësi.
Reagimi i Yuri Kim
Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin.
Kujtojmë që “përplasja” e Gjin Gjonit me Ambasadën amerikane është e hershme, dhe shpeshherë ka qarkulluar informacioni se emri i tij bën pjesë në listën e personave ‘non grata’ në SHBA, i cilësuar si gjyqtar i korruptuar. Kujtojmë që PD e mohoi që të ketë propozuar Gjin Gjonin si kandidat për deputet, megjithatë paralajmërimi i Yuri Kim është dukshëm i qartë se është nisur për kreun e PD, Lulzim Basha./newsbomb




















